Elbasan-Cërrik, aksident, një i vdekur
08/03/2011 19:00
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik. (UPDATE)
Sipas burimeve në vendngjarje, viktima quhet Besim Kullaku, 22 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Florenc Nika, 25 vjeç, Elvis Qosja 18 vjeç dhe dy persona të tjerë që janë në gjendje kome, ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjergjan, ku dy motorçikleta u përplasën me njera-tjetrën.
Mendohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet.
Top Channel