
Shtyhet sërish gjyqi i çëshjes së dhunimit të varrezave të Boboshticës. Ka qenë sërish mosparaqitja në seancë e një prej të akuzuarve kryesorë, punëtorit Alqi Koroveshi, i cili ka munguar në disa seanca rresht.
Në kërkesën e prokurores së çeshtjes Irena Cunoti gjykata ka vendosur që ai të thirret përmes policisë gjyqësore për faktin se nuk paraqitet në gjyq edhe pse akuzohet për dhunim varresh dhe ndërtim të paligjshëm.
Që në muajin në nëntor kur kanë nisur seancat gjyqsore nuk është kryer asnjë seancë e rregullt.
Në sallë kanë qenë të pranishëm dy të akuzuarit e tjerë Naum Disho dhe Luan Zace, por për faktin se çështja penale ka nisur nga punëtori Alqi Koroveshi dhe ky i fundit nuk merr pjesë në seancë, gjykimi i çështjes është shtyrë sërish.
Top Channel