Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një magazinë mallrash në Athinë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjashtë persona.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave viktimat janë të gjithë emigrantë kinezë dhe magazina mbante mallra nga vendet aziatike.

Burimet shtojnë më tej se me të mbërritur në vendin e ngjarjes, agjentët e policisë kanë nisur hetimet dhe dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA