Amy Winehouse bën bamirësi

08/03/2011 12:35

Amy Winehouse i ka dhuruar veshje të stilistëve si Alexander McQuuen dhe Luella Bartley një dyqani për të varfër në veri të Londrës.

“Erdhi me një makinë të cilën e kishte mbushur plot me gjëra që i kishte futur në qese plehrash. Aty kishte rroba të stilistëve më të mirë dhe menduam se shumica e tyre do të ishin të konsumuara. Por, të gjitha veshjet ishin në kushte shumë të mira”, tha një burim për mediat britanike.

Këngëtarja u ka premtuar pronarëve se kjo nuk do të jetë vizita e fundit e saj.

Top Channel