Tiranë, zjarr në banesë

07/03/2011 12:35

Zjarri i rënë në katin e parë të një banese dy katëshe ka rrezikuar seriozisht jetën e 21 vjeçarit Mariglen Ramadani.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës në lagjen Ali Demi, kur banorët e zonës kanë parë që nga banesa të dilte flakë duke lajmëruar mënjëherë shërbimin zjarrfikës.

21 vjecari ishte tregtar i rrobave të përdorura të cilat i mbante në banesë.

Flakët janë hapur me shpejtësi dhe i riu ka mundur të dalë vetëm me ndihmën e zjarrfikësve.

Ramadani ka pësuar djegie të lehta në trup.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e zjarrit në një pikë karburanti aty pranë.

Top Channel