Ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick ka deklaruar se SHBA përkrahin nisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Është shumë e rëndësishme që bisedimet të fillojnë dhe të dyja palët të zgjidhin cështje që do të përmirësonin jetesën e qytetarëve në Serbi dhe Kosovë”, ka pohuar Warlick.

Ajo ka shprehur bindjen e saj se të dyja palët do të ulen në tryezën e bisedimeve në Bruksel me vullnet të mirë dhe optimizëm.

“SHBA do të ofrojnë përkrahje të plotë në këto bisedime dhe të dyja palëve u urojnë një proces të suksesshëm”, ka shtuar Warlick.

Top Channel