Punëtorët e metalurgjikut në protestë

07/03/2011 20:15

Metalurgët e Elbasanit janë hedhur sot në një protestë njëorëshe prane uzinës së celikut të kompanisë turke “Kurum”.

Protesta është organizuar kundër vendimit të kompanisë për pushimin nga puna të 70 metalurgëve.

Sipas sindikalistëve, kompania heq punonjësit shqiptarë dhe në vend të tyre punëson emigrantë turq duke shkelur hapur kodin e punës.

“Duke parë problemet akute në prag të kontratës së re të punës, kompania ka vendosur të shkurtojë 70 vetë”, ka deklaruar Taf Koleci, sindikalist.

“I bëjmë thirrje kompanisë që të mos sjellë emigrantë që të punojnë në fabrikë. Janë rreth 70 vetë që kanë ardhur nga Turqia, si dhe disa specialistë”, është shprehur sindikalisti tjetër Fadil Kamami.

Punonjësit e metalurgjisë me anë të kësaj proteste kerkojnë rritje page. Në muajin qershor rreth 500 punonjës zhvilluan protesta masive që zgjatën disa ditë për kushtet e këqija të punës.

Top Channel