
Kryeministri slloven Borut Pahor ka paralajmëruar Perëndimin se cështjet e pazgjidhura në Ballkan mund të risjellin konflikte dhe tensione në rajon.
“Moszgjidhja e cështjeve dypalëshe si ajo e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ajo mes Kosovës dhe Serbisë, apo ajo e Bosnjes, mund të rrezikojnë paqen në rajon. Për këtë arsye, BE duhet të vijojë patjetër zgjerimin”, ka deklaruar Pahor.
Në një intervistë për “AFP”, Pahor është shprehur se cështjet e Ballkanit nuk duhen anashkaluar, pasi jo gjithcka në rajon është në rregull.
“Paqen shumë lehtë mund të mos e kemi”, ka nënvizuar Pahor, i cili ka bërë të ditur se shqetësimet e tij do t’i diskutojë me presidentin francez Nicolas Sarkozy, gjatë vizitës së ardhshme në Paris.
Top Channel