Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vizituar sot pikat kufitare në veri të vendit, ku është njohur nga afër me aktivitetet dhe problemet e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e presidencës kosovare, përmes një komunikate të shpërndarë për mediat.

Konkretisht, Pacolli ka vizituar pikat kufitare 1 dhe 31, njëra pranë Zubin Potokut dhe tjetra pranë Leposavicit.

Ai është vënë në dijeni nga zyrtarët lokalë me qarkullimin e njerëzve dhe mallrave që bëhen në këto pika kyce, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Nga ana e tij, Pacolli ka shprehur shqetësimin për gjendjen në veri të Kosovës, si dhe për aktivitetet e paligjshme që kryhen në këto pika, që sipas tij dëmtojnë ekonominë e vendit.

Top Channel