Matt Damon kritikon Obamën
07/03/2011 13:05
Matt Damon është shprehur në një intervistë për CNN se është i zhgënjyer nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Aktori, i cili ka studiuar në Harvard, theksoi: “Mendoj se Obama nuk ka marrë masat e duhura për uljen e varfërisë dhe nuk ka bërë sa duhet për arsimin.”
Këto deklarata befasojnë pasi Damon ka përkrahur publikisht presidentin amerikan gjatë zgjedhjeve të vitit 2008.
Aktori kritikoi gjithashtu edhe luftën në Afganistan: “Nuk ishte një mision i menduar mirë. Them se duhet të kuptojmë fillimisht arsyen se pse trupat tona ndodhen në atë vend.”
Top Channel