Deputetja e Listës Unike Serbe, Rada Trajkovic ka braktisur sot Kuvendin e Kosovës, në shenjë proteste ndaj një akti të ndërmarrë ndaj saj nga drejtuesit e seancës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti i ka ndërprerë Trajkovic fjalën, pasi ajo përdorte termin “Kosovë dhe Metohi”.

Trajkovic ka reaguar duke braktisur seancën dhe në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit ka marrë si shembull Parlamentin serb.

“Deputeti Riza Halimi në Parlamentin serb përdor termin “Lugina e Preshevës”, edhe pse asnjë tërësi territoriale nuk përkufizohet në atë mënyrë, dhe askush në Parlament nuk e bën problem”, ka pohuar Trajkovic.

Top Channel