Vrasja ditën e shtunë e një 13-vjecari në fshatin Uglar të Gjilanit ka tronditur thellë shtetin dhe shoqërinë kosovare.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar vetë presidenti Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së Leutrim Musliut.

“Humbja e jetës së cdo njeriu në kohën që po jetojmë, në Kosovën e lirë, është një ngjarje e rëndë për të gjithë dhe një humbje e pakompensueshme për familjen”, ka deklaruar Pacolli.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili e ka cilësuar atë si një krim të rëndë dhe të shëmtuar.

Krasniqi ka kërkuar reagimin sa më të shpejtë të organeve kompetente, në mënyrë që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Top Channel