
Instituti i Statistikave ka bërë publike Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2011 duke theksuar se inflacioni ka shënuar një rritje prej 2.3 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Ndryshimi vjetor në muajin shkurt është 4.5 përqind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 4.7 përqind.
Sipas INSTAT, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një rritje prej 4.9 përqind, brënda këtij grupi rritja më e madhe prej 23.5 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Gjate muajit shkurt çmimet shënuan rritje edhe ne nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet “bukë dhe drithra” me 3.2 përqind, “sheqer e ëmbëlsira” me 3.3 përqind, “vajra dhe yndyrna” me 0.5 përqind, “qumesh djath e veze” me 0.2 përqind etj
Indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 2.2 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimi i duhanit me 3.8 përqind.
Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.4 përqind, brenda të cilit çmimet e veshjeve shënuan një ulje prej 0.1 përqind dhe çmimet e këpucëve një ulje prej 1.1 përqind.
Indeksi i grupit “Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.5 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 1.1 përqind.
Indeksi i grupit “Shendeti” shënoi një rritje prej 2.2 përqind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjeksore u rriten me 1.6 përqind.
Indeksi i grupi “Transport” shënoi një rritje prej 0.6 përqind. Gjatë muajit Janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.5 përqind dhe çmimi i benzinës 1.3 përqind.
Top Channel