Një ditë para nisjes së dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel Kuvendi i Kosovës ka debatuar në lidhje me këtë çështje.

Debati parlamentar i iniciuar nga qeveria e Kosovës nisi me prezantimin e një draft-rezolute nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Për të vazhduar me një draft-rezolutë tjetër të paraqitur nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes dhe debatin e parlamentarëve kosovarë.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar i PDK-së Adem Grabovci fton Kuvendin e Kosovës të miratoj rezolutën e cila i hap rrugë dialogut me Beogradin, Visar Ymeri nga lëvizja Vetëvendosje i bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë një rezolutë të tillë.

Argumentet mbi të cilat bazohen dy grupet parlamentare dallojnë nga njëra-tjetra.

Ndërsa PDK-ja beson se nëpërmjet këtij dialogu Kosovës i hapet rruga për në Bashkimin Europian, lëvizja Vetëvendosje konsideron se para se të hyhet në bisedime me Serbinë, kjo e fundit duhet të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, të ndalojë financimin e strukturave paralele, të dëmshpërblejë për pronën e dëmtuar gjatë luftës, t’i kthej eshtrat e të zhdukurve gjatë luftës etj.

Në paraqitjen e parë në Kuvend Albin Kurti tha se nga ky dialog, Serbia do të fitojë satusin e vendit kandidat për BE, ndërkaq Kosova po shkon drejt Bosnjëzimit.

Dy partitë e tjera opozitare LDK dhe AAK kërkuan që qeveria të ofrojë axhendën e bisedimeve në mënyrë që çdo vendim dhe marrëveshje që del nga to të ratifikohet në Kuvend.

Top Channel