Aksident në Korçë-Bilisht, një i vdekur

07/03/2011 12:20

Një aksident me pasojë vdekjen e një 75 vjeçari ka ndodhur në rrugën Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dëshnicë.

Në aksidentin ku kanë mbetur të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, janë përplasur dy mjete, një me targa Ko 6100 B dhe tjetri me targa Ko 8785 B.

Mjeti i parë ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është futur në autostradë duke i prerë lëvizjen mjetit tjetër.

Viiktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte pasagjerë, ndërkohë që dy shoferët e mjeteve janë plagosur lehtë.

Top Channel