Një tragjedi njerëzore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës gjatë kthimit nga Libia të 1288 shtetasve të huaj nga Bangladeshi, në portin e Sudës në Kretë.

49 emigrantë nga Bangladeshi, për arsye që deri tani ende nuk dihen, janë hedhur nga anija “Ionian King” me flamur qipriot, pak përpara se ajo të ankorohej, sapo kanë parë dritat e portit dhe autoritetet portuale .

Organet greke kanë filluar menjëherë kërkimet në ujërat e portit dhe pas një operacioni janë gjetur 35 emigrantë, shumica e të cilëve, mundën të dilnin me not në një breg të afërm. Por tre vetë janë gjendur të vdekur, ndersa 11 persona konsiderohen të humbur.

Shumica e emigrantëve të gjetur janë cuar urgjent në spitalin e përgjithshëm në Hania me hipotermi, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje serioze për jetën.

Përvec anijes “Ionian King” ambasada e Bangladeshit në Athinë kishte zënë me qera edhe anijen “Ishujt e Rodosit” për kthimin e sigurtë të 2500 shtetasve të saj që punonin në Libi.

Top Channel