Hopkins, kundërshtari i James Bond
06/03/2011 10:20
Filmat më të mirë të James Bond kanë gjithmonë një personazh negativ të mrekullueshëm.
Daniel Craig, në filmin e tij të tretë si agjenti 007, mund të ketë përballë Sir Anthony Hopkins.
Një burim tha për ‘The Sun’: “Problemi i vetëm është numri i filmave për të cilët do të firmosë Hopkins. Ka mundësi që producentët të kërkojnë që personazhi negativ i radhës të jetë për disa projekte.”
Me Daniel Craig dhe Sir Anthoni Hopkins, ky mund të jetë një nga kastet më të mirë në historinë e James Bond.
Top Channel