
Pas rënies së fortë që shënuan vitin e kaluar interesat e bonove të thesarit, kanë filluar këtë fillimviti të shfaqin sërish tendenca rritjeje.
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e fundit bonot e thesarit me afat njëvjecar u shitën me interes prej gati 7.2 për qind.
Krahasuar me dy muaj më parë interesi i bonove është rritur me 0.4 për qind. Sipas ekspertëve, kjo rritje e interesave të letrave me vlerë është një korrektim i pritshëm i tregut.
Gjatë vitit të kaluar interesat e bonove me afat njëvjecar shënuan një rënie të fortë duke zbritur nga 10 për qind në fillim të vitit në 6.8 për qind në dhjetor, për shkak se qeveria uli fort huamarrjen e brendshme, duke e siguruar bvorxhin në tregun ndërkombëtar përmes eurobondit.
Ndaj, ekspertët thonë se pas kësaj rënie të fortë kjo rritje e interesave ishte e pritshme, edhe për arsyen se këtë vit qeveria ka lajmëruar se do e financojë të gjithë deficitin përmes borxhit të brendshëm.
Në fakt, të dhënat tregojnë se vec bonove edhe produktet e tjera të tregjeve financiare po shfaqin tendenca shtrenjtimi.
Top Channel