Policia gjermane bën të ditur mëngjesin e sotëm, se është duke hetuar, nëse 21 vjeçari Arif Uka nga Mitrovica, ka patur lidhje me grupe terroriste, apo ka vepruar i vetëm, në sulmin e tij kundër një autobusi me ushtarakë amerikane.

Ministri i Brendshëm i landit të Hesenit, Boris Rajn, deklaroi se nga hetimet e deritanishme, nuk ka dalë asnjë gjë.

Revista “Der Shpigel” ka cituar burime të hetimit, sipas të cilave, sulmi ishte i planifikuar.

Ngjarja është dënuar nga Prishtina zyrtare, Berlini dhe Uashingtoni, që kanë kërkuar nxjerrjen sa më parë të autorit përpara drejtësisë.

Top Channel