
Më 5 mars, në Prekaz do të regjistrohej tragjedia e madhe në familjen Jashari, e cila shënoi edhe fillimin e një lufte të madhe të Urshtrisë Clirimtare të Kosovës, që u finalizua me clirimin e vendit.
13 vjet më pas të gjithë kthejnë kokën nga Prekazi për të nderuar kujtimin e familjes së Adem Jasharit, burrave, grave dhe fëmijëve që mbetën viktima të sulmit barbar serb.
Shkolla e vjetër në Drenicë mban emrin e të atit të Adem Jasharit dhe nënësit që studiojnë atje janë pasardhësit e familjes, e cila ringjallet përmes tyre.
“Unë quhem Shaban Jashari. Gjyshi im ka luftuar për të na cliruar nga serbët”, thotë Shabani, nipi i vogël i familjes legjendare.
“Unë quhem Adem Jashari dhe mbaj emrin e gjyshit”, thotë Ademi i vogël. “Ata kanë luftuar që Kosova të jetë e lirë. Është meritë e gjyshërve tanë që sot jemi të lirë”, thotë mbesa.
Mësuesit e shkollës ndihen krenarë për këta nxënës. “Ne duam të cojmë amanetin e tij në vend”, thotë mësuesi, i cili tregon edhe problemet që ka shkolla e vjetër.
“Në tërmetin e 77-ës shkolla është dëmtuar dhe sot ajo përbën një rrezik për fëmijët. Kanë thënë që do bëjnë një shkollë tjetër, por deri tani s’është bërë gjë”, thotë mësuesi.
Në Prekaz nisi lufta për liri dhe pavarësi, që ruan gjurmët e asaj kohe. Muret e kullave të Jasharëve tregojnë luftën e ashpër që u zhvillua me forcat serbe.
Tani familja Jashari është më e madhe në numër. Më 7 mars shqiptarët do mblidhen këtu, pasi Prekazi shënon epopenë e UCK-së.
Top Channel