Disa qytete të Kroacisë janë përfshirë edhe sot nga protestat anti-qeveritare që bëjnë thirrje për largimin e kryeministres Jadranka Kosor.

Televizioni shtetëror kroat ka bërë të ditur se numri i të pranishmëve ka variuar nga disa dhjetëra në fillim në mbi 1 mijë protestues, kryesisht të rinj.

Ata kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “poshtë qeveria” dhe “hajdutë”.

Po sot, policia kroate ka bërë të ditur se ka arrestuar shtatë persona lidhur me protestat e së premtes në Zagreb, të cilat degraduan në përleshje mes demonstrueve dhe forcave të rendit.

Zyrtarët e qeverisë kroate kanë reaguar duke deklaruar se, protestat po dëmtojnë shanset e vendit për t’u bashkuar me BE-në.

Top Channel