Policia kroate njoftoi se ka arrestuar shtatë persona për përfshirje në protestat e së premtes në Zagreb.

Në një komunikatë të autoriteteve policore thuhet se, pesë vetë janë ndaluar për prishje të rendit publik, ndërsa dy të tjerë për plagosje të personave të tjerë.

Sipas vlerësimeve të disa mediave lokale, në protestën antiqeveritare të organizuar përmes rrjetit social FB, morën pjesë rreth 10 mijë protestues, ndërkohë që të dhënat e policisë flasin për rreth 4 mijë të pranishëm.

Demonstruesit u përpoqën të arrinin selinë e qeverisë, por u penguan nga forcat e rendit. Ata brohorisnin slogane anti-qeveritare, duke paralajmëruar kryeministren Jadranka Kosor se, “cdo gjë ka një fund”.

Sipas mediave kroate, tubimi i së premtes ishte më i madhi që nga nisja e protestave në fund të muajit shkurt.

Top Channel