Kosovë, 8 të arrestuar për prostitucion
05/03/2011 17:20
Policia rajonale e Ferizajt, në Kosovë, ka arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet prostitucioni.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave personat e arrestuar janë tre kosovarë, ndërsa të tjerët ukrainas dhe turq.
Sipas burimeve, arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë dhe u shoqëruan me bastisjen e 12 lokacioneve të ndryshme, ku dyshohet të jetë ushtruar prostitucioni.
Burimet shtojnë më tej se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorit të posacëm, për procedimin e mëtejshëm të cështjes.
Top Channel