Thellohet tragjedia në Kosovë, ndërron jetë edhe 30-vjeçarja që qëlloi për vdekje 45-vjeçarin dhe nusen e xhaxhait
Me parakalimin e presidentit Behgjet Pacolli para trupave të FSK-së, në Kosovë ka nisur manifestimi “Epopeja e UCK-së”.
Për të përkujtuar rënien e luftëtarit legjendar Adem Jashari 13 vjet më parë, ceremonia është mbajtur në kazermën me emrin e tij.
Politikanë, autoritete fetare dhe qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në të.
“Jam i emocionuar që sot përkulemi me respekt para familjes heroike të Jasharëve. Ata janë shembulli më i mirë i kësaj epopeje”, ka deklaruar presidenti Pacolli.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaci është shprehur: “Lufta e Jasharit bashkoi Kosovën dhe gjithë shqiptarët”.
Pas ceremonisë është vijuar me aktivitete të tjera, por në to kanë munguar shoqatat e dala nga lufta, në shenjë pakënaqësie ndaj presidentit Pacolli.
Ata i kërkojnë atij të sqarojë pozicionin pranë Kosovës ose pranë Serbisë, si dhe deklaratën se do të jetë Titoja i Kosovës.
Top Channel