Alarm për bombë në shtëpinë e Pacollit
05/03/2011 21:55
Policia e Kosovës ka marrë ditën e sotme një telefonatë anonime që sinjalizonte praninë e një bombe në shtëpinë e presidentit Behgjet Pacolli, në lagjen Hajvali të Prishtinës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat citojnë burime policore, sipas të cilave telefonata është bërë rreth orës 11:00.
Me të marrë njoftimin, drejt banesës së presidentit kanë vërshuar forcat e policisë, të cilat pasi kanë kryer kontrollet e nevojshme kanë konstatuar se alarmi ka qenë i rremë.
Top Channel