Një delegacion i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i drejtuar nga nënkryetari Ahmet Isufi, ka bërë sot homazhe tek varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, me rastin 13-vjetorit të Epopesë së UCK-së.

“Në këtë ditë, të gjithë ne e kujtojmë me respekt të lartë sakrificën e familjes Jashari, të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të bashkëluftëtarëve të tij”, ka deklaruar Isufi, duke e cilësuar Epopenë e UCK-së si një moment vendimtar dhe kyc në luftën për liri.

Por Isufi ka theksuar se Kosova e ditëve të sotme nuk është Kosova e idealeve të dëshmorëve dhe nuk është vendi që garanton dhe mbron vlerat e lirisë.

“Prandaj ne duhet të angazhohemi më shumë dhe me më tepër përkushtim në realizimin e porosisë së të rënëve, në mbrojtjen e vlerave dhe të sakrificës së tyre”, ka shtuar Isufi.

Top Channel