Studentët kosovarë mbështesin Spahiun

04/03/2011 10:40

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka rikonfirmuar nga Prishtina qëndrimin e tij kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike.

Në një takim me studentët në Universitetin e Prishtinës, Spahiu ka theksuar se të drejtat e kombit nuk tjetërsohen. “Imazhi i miliona shqiptarëve vjen mbi cdo gjë. Vetëdeklarimi sjell tension etniko-fetar. Regjistrimet s’janë plebishite popullore”, ka deklaruar Spahiu.

Deklaratat e tij janë mbështetur nga studentët e kryeqytetit kosovar.

Më herët nënkryetari i KLD-së ka zhvilluar takime me drejtuesit e EULEX, ku ka vlerësuar rolin e këtij misioni në vendosjen e shtetit ligjor në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA