Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit lidhur me situatën politike dhe atë ndëretnike në Maqedoni.

“Ndarjet në vija dhe përplasjet nuk e ndihmojnë vendin të ecë përpara”, ka deklaruar diplomati amerikan.

Reeker ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, duke nënvizuar se kjo temë nuk është biseduar gjatë vizitës që kryeministri Gruevski zhvilloi në Uashington.

“Unë nuk mund të paragjykoj se cfarë zgjedhjesh do të ketë, por shpresoj se nëse ato organizohen, të jenë të drejta dhe demokratike”, ka pohuar Reeker.

Më tej ai ka prekur edhe cështjen e emrit, duke u shprehur se zgjidhjen e kontestit duhet ta kërkojnë Athina dhe Shkupi, pa pritur një zgjidhje nga SHBA.

Top Channel