Ronan Keating drejt Hollywood
04/03/2011 21:35
Ronan Keating po bën hapat e parë në rrugën e aktrimit.
Këngëtari i grupit Boyzone, i cili më parë ka pranuar se do t’i pëlqente shumë të luante rolin e James Bond, do të fillojë xhirimet për filmin e tij të parë muajin e ardhshëm në Sidnej.
Keating nuk ka dhënë shumë sqarime për mediat duke thënë vetëm se “është një film australian”.
Top Channel