Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë për furnizimin me armë të ushtrive të shteteve arabe që janë në protesta.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Blendi Klosi ka deklaruar se Shqipëria është kthyer në parajsën e trafikantëve të municioneve ushtarake.
“Armët shqiptare po përdoren nga Libia dhe nga Jemeni për të qëlluar qytetarët e pafajshëm. Shqipëria po kthehet në një hallkë kyce të trafikut të armëve drejt këtij vendi, që sot cënon interesat kryesore strategjike të partnerëve të Shqipërisë”, ka pohuar Klosi.
Ai ka akuzuar disa ministra të kabinetit si ndërmjetës të këtij trafiku, si dhe kryeministrin Berisha se po vepron në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.
“Ministri i Berishës me këtë ndihmë po vepron në shkelje të hapur të rezolutës së OKB-së. Shqipëria është shndërruar në një pazar armësh për trafikantët serbë, si dhe për fondamentalistët islamikë. Imami dhe Basha janë ndërmjetësit e këtyre parave të pista, nën drejtimin e Sali Berishës”, ka shtuar Klosi.
Top Channel