Misioni EULEX njoftoi sot se gjykatësi i procedurës paraprake ka marrë vendimin lidhur me cështjen “Medicus”.

Vendimi ka konfirmuar aktakuzën kundër Lufti Dervishit, Driton Jiltas, Sokol Hajdinit dhe Ilir Rrecajt lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës.

Ndërkohë që nga aktakuza janë hedhur poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar, saktësohet në një komunikatë.

Nga ana tjetër, prokuroria ka deklaruar se do të parashtrojë një ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.

Top Channel