Lokalet, LSI në negociata me PD
04/03/2011 14:10
Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se është në negociata me Partinë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve të duhur për zgjedhjet lokale.
Në një deklaratë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka shprehur bindjen se koalicioni i integrimit do të dalë fitues më 8 maj.
“Po bisedohet për të arritur në atë që do të na cojë tek zgjedhja e kandidatëve fitues, tek ai që ofron programin më të mirë për qytetarët dhe që do të garantojë fitoren e koalicionit të integrimit edhe më 8 maj”, ka pohuar Rama.
Top Channel