Listat, gati pas regjistrimit elektronik

04/03/2011 11:45

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në kuadër të afrimit të zgjedhjeve lokale, ka zhvilluar një vizitë në Korcë.

Në takimet me autoritetet lokale, Poni ka kërkuar që të ruhen standartet në qendrat e votimit.

“Listat do të jenë cilësore pas regjistrimit elektronik të shtetasve nga gjendjet civile. Për cdo gabim, listat duhet të rishikohen që tani”, ka deklaruar Poni.

Numri dy i ministrisë së Brendshme nuk i ka kursyer edhe replikat politike, duke u shprehur se, “zgjedhjet, pavarësisht coroditjeve psiqike të disa personave, do të jenë sipas standarteve”.

Top Channel