Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përgënjeshtruar zërat se ka thirrur me emër presidentin Behgjet Pacolli për të votuar si deputet për qeverinë e re.

“Pacollin e kam thirrur për t’i uruar detyrën e re si president dhe jo për ta evidentuar si deputet mes të tjerëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Më këtë deklaratë kryeparlamentari ka hedhur poshtë deklaratën e nënkryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, i cili e akuzoi si nxitës të veprimeve të Pacollit pasi ai u zgjodh president.

Ndërkohë, në përfundim të mbledhjes së kryesisë, Krasniqi ka bërë të ditur se nuk është pranuar kërkesa e Vetëvendosjes për një seancë të jashtëzakonshme, për shkak të mungesës së votave.

Top Channel