Kosova emëron Beckenbauer si ambasador
04/03/2011 21:55
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka emëruar Franz Beckenbauer si ambasador nderi të vendit të tij, në shpresën që legjenda e futbollit gjerman, të përdorë influencën e tij për të futur Kosovën në Uefa e Fifa.
Autoritetet e Prishtinës kanë kërkuar disa herë hyrjen në dy institucionet më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.
Deri tani është marrë vetëm refuzimi, ndërsa vendi nuk është pjesë e OKB-së.
Top Channel