Ministri i ri i Jashtëm francez, Alain Juppe ka mirëpritur përgatitjet e Prishtinës dhe Beogradit për nisjen e bisedimeve të reja.

Juppe ka deklaruar se dialogu i mbikëqyrur nga BE do të nisë shumë shpejt dhe ka vlerësuar emërimet e drejtuesve të delegacioneve.

“E rëndësishme është se ndaj këtyre bisedimeve do të ketë qëndrime konstruktive, në mënyrë që problemet e përditshme të qytetarëve të marrin përgjigje”, ka pohuar Juppe në një intervistë për “Vecernje Novosti”.

Shefi i diplomacisë franceze ka nënvizuar se në këtë proces Parisi zyrtar do të mbështesë përpjekjet e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

“Franca do të jetë pranë serbëve dhe pranë kosovarëve, për t’i inkurajuar që të vazhdojnë rrugën e pajtimit. Kjo do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë kohë, por unë nuk dyshoj në vullnetin e liderëve të të dyja vendeve që të ecin përpara në këtë drejtim”, ka shtuar Juppe

Top Channel