Hajdutët, sulm linjave elektrike

04/03/2011 19:35

Varfëria, rritja e çmimeve dhe pamundësia ekonomike për të përballuar jetesën kanë shtuar vjedhjet, që tashmë kanë kthyer në objekt të lakmuar nga pusetat, deri së fundi të gjithë llojet e kabllove që kanë në përbërjen e tyre bakër për ta shitur ato në ato pika ku grumbullohet ky metal.

Edhe pse me risk për jetën, fitimi duket të jetë i tillë që të sfidojë rrezikun.

Grabitësit nuk kursejnë as kabllot elektrike duke përdorur metoda primitive për t’i prerë ato.

Rasti më i fundit është në mes të Tiranës, pikërisht në këtë vend ku ndodhemi, pas ish hotel “Dajtit”.

Por fenomeni i vjedhjes së kabllove elektrike është mjaft i shqetësuar, çka konfirmohet në shifra edhe nga kompania ÇEZ.

“Ne kemi pasur në muajin shkurt vjedhjen e 6 km kabëll dhe 5-6 transformatorë. Fenomen më të shtuar kemi vjedhjen e linjave në qytetin e Tiranës. Nga rastet e fundit është vënë re se vidhet vetëm pjesa ku ka bakër. Ne kemi bërë denoncimin dhe presim që personat përgjegjës të ndalohen”, është shprehur përfaqësuesja e ÇEZ, Fabiola Haxhillari.

Vjedhjet e kabllove dhe transformatorëve tashmë po kryhen pa dallim si në zonat rurale, ashtu dhe në qytete. Në emisionin “Fiks fare” janë denoncuar shesh herë raste të vjedhjeve të linjave të kabllove elektrike si tek zona e quajur “Kodra e priftit”, në Tiranë, vjedhjeve të transformatorit në Tepelenë e të tjera raste.

Ndërkohë në një operacion të koduar “Netët e ftohta”, policia e Pogradecit ka arrestuar 7 persona të cilët janë kapur duke vjedhur kapakë të pusetave në këtë qytet.

Ndërkohë që policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona të cilët një ditë më parë kanë vjedhur panelet qendrore të kullave të ndriçimit në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, në Elbasan.

Përfaqësues të kompanisë ÇEZ u bëj apel qytetarëve që të ndihmojnë në denoncimin e raste të tjera të këtij fenomeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA