Autoritetet gjyqësore gjermane kanë ngritur pesë akuza mbi kosovarin Arid Uka, që dy ditë më parë vrau dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.

Sipas autoriteteve lokale, Uka po përballet me dy akuza për vrasje dhe tre akuza të tjera për tentativë vrasjeje.

Në kuadër të vendimit të gjykatës 21-vjecari vazhdon të ndodhet në gjendje paraburgimi, ndërkohë që hetimet mbi të vazhdojnë.

Nga hetimet ka rezultuar se Arid Uka ka qenë besimtar mysliman, por është radikalizuar kohët e fundit.

Megjithatë, agjentët që po hetojnë ngjarjen kanë deklaruar se ai nuk ka qenë pjesë e ndonjë liste të dyshuarish për tërrorizëm.

Ndërkohë, në Uashington janë publikuar emrat e dy ushtarëve të vrarë, 25-vjecari Nicolas Alden nga Karolina e Jugut dhe Zacharia Cadback nga Virxhinia.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dave Lapan tha se ende nuk është e qartë nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në këtë sulm.

“Një nga pikat kyce të hetimit është të gjejmë nëse ka pasur dhe të tjerë të përfshirë përvec atentatorit”, theksoi Lapan.

Top Channel