FRESSH, protestë maratonë

04/03/2011 12:20

Pas pak minutash, para selisë së Ministrisë së Brendshme do të nisë një protestë e organizuar nga FRESSH.

Protesta do të jetë maratonë dhe do të zgjasë 12 orë, për t’u mbyllur në mesnatë. Kjo është protesta e parë e këtij lloji e Forumit rinor të Partise Socialiste.

Protesta të shkurtra para Ministrisë së Brendshme janë zhvilluar edhe ditët e fundit, ku aktivistë të PS kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Lulzim Basha, duke e konsideruar atë përgjegjës për vrasjet e 21 janarit.

Top Channel