“Ekonomia? Po kalojmë ylberin”

04/03/2011 15:45

Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar sallën e konferencave në Universitetin Politeknik e cila do të mbajë emrin e ambasadorit italian Silvano Bedrollo.

Berisha ka theksuar se arsimi është prioritet i qeverisë dhe zhvillimi i kësaj hallke të rëndësishme lidhet edhe me ekonominë e vendit.

Duke u ndalur pikërisht te zhvillimi ekonomik, kreu i qeverisë nuk ka kursyer as batutat.

“Sot jemi një nga kombet me të ardhura të mesme. Do të bëjmë çdo gjë, edhe të kalojmë ylberin, që të jemi një komb me të ardhura të larta”, është shprehur Berisha.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një vend që ka bërë hapa të mëdhenj para, sidomos përsa i përket lirisë.

“Shqipëria është një vend me hap të shpejt zhvillimi. Këto 20 vite kemi ecur me vështirësi, por më shpejt se çdo komb tjetër në rrugën e lirisë”, deklaroi Berisha.

Salla e konferencave të Universitetit Politeknik është rikonstruktuar brenda dy muajve të fundit dhe ka kushtur 200 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA