Ekonomi, Sllovenia del nga recesioni
04/03/2011 12:05
Sllovenia është një vend që ka dalë nga recesioni dhe po i afrohet rritjes ekonomike të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Kjo është arritur pasi vendi ballkanas, dikur pjesë e Federatës Jugosllave, në muajin shkurt regjistroi një nivel zero të inflacionit, ndërsa në vitin 2010 një rritje ekonomike prej 1.2 për qind.
Gjithashtu, të ardhurat kombëtare bruto në Slloveni vitin e kaluar, duke llogaritur edhe cmimet, arrinin dicka më tepër se 36 miliardë euro, që në tremujorin e vitit të ardhshëm është rritur për 2.1 për qind.
Top Channel