Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se bisedimet me palën kosovare duhet të nisin me cështje që mund të zgjidhen lehtë.

“Këto janë temat për kthimin e të zhvendosurve, telekomunikacionin, furnizimin me energji dhe të pagjeturit”, ka pohuar Dacic.

Sipas tij, delegacioni serb duhet të fokusohet në këtë drejtim, në mënyrë që më pas të dilet në cështjet më “pikante”.

“Këto janë disa cështje që do të mund të zgjidheshin më lehtë, krahasuar me ato që pala tjetër as që do t’i bisedojë”, ka nënvizuar Dacic.

Seanca e parë e procesit të ri të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të zhvillohet më 8 mars në Bruksel.

Top Channel