BE: Shqipëria të luftojë korrupsionin
04/03/2011 13:05
Në Tiranë është organizuar sot një konferencë e komitetit të luftës kundër korrupsionit, ku të pranishëm kanë qenë ambasadori i BE, Etore Sequi dhe ministri i Inovacionit, Genc Pollo.
Gjatë fjalës së tij, Pollo ka nënvizuar se lufta kundër korrupsionit mbetet një prioritet parësor e qeverisë shqiptare.
Ndërsa Sequi ka vlerësuar se ecuria e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian varet nga realizimi i kritereve.
“Lufta ndaj korrupsionit është një nga marrëveshjet kyce të stabilizim-asociimit”, është shprehur diplomati evropian.
Top Channel