“Java e gruas”, ekspozitë në Kryesinë e Kuvendit

04/03/2011 18:45

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në ambjentet e kryesisë së Kuvendit gra artiste, pedagoge të arteve të bukura, mësuese të liceut artistik, gra dhe vajza të reja piktore.

Me këtë rast në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u hap një ekspozitë me piktura të artistëve më të mëdhenj shqiptarë si portreti i “Nënës shkodrane” nga piktori Simon Rrota, portreti i “Gruas së Lunxhërisë” nga piktori Nexhmedin Zajmi, portreti i “Rozafës” nga piktori Sali Shijaku, piktura nga e para piktore femër në Shqipëri, Cezarina Darragjati, si edhe piktura të grave artiste të pranishme në këtë aktivitet.

Gratë artiste falënderuan Kryetaren Topalli për këtë pritje të veçantë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të “Javës së gruas”, që do të përfundojë më 8 mars, ditën ndërkombëtare të grave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA