Drejtues të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një vizitë në ambjentet e ambasadës amerikane në Prishtinë, për të shprehur ngushëllimet e tyre për ngjarjen e Frankfurtit.

Blerim Shala, Ahmet Isufi, Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri, duke shkruar në librin e zisë, kanë shprehur ngushëllimet më të thella për qeverinë, popullin amerikan dhe në vecanti për familjet e dy ushtarëve të vrarë.

“Cdo sulm kundër ushtrisë amerikanë është një sulm kundër asaj ushtrie, qeverie dhe populli që mbron vlerat e lirisë, demokracisë dhe paqes për popujt e tjerë në mbarë botën”, thuhet në mesazh.

Zyrtarët e AAK-së kanë dhënë garancinë e tyre se shteti dhe populli i Kosovës do të jenë gjithmonë përkrah Amerikës, si dhe mirënjohës për atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për shtetin e ri.

Top Channel