I dërguari i BE që do të mbikëqyrë bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka hequr dorë nga ideja që në takimin e parë mes palëve të jenë të pranishëm kryeministri Hashim Thaci dhe presidenti Boris Tadic.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, sipas të cilës më 8 mars Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa Serbinë koordinatori i Ministrisë së Jashtme, Borko Stefanovic.

“Duke qenë se është takimi i parë, ai do të jetë më shumë një takim mirësjelljeje. Megjithatë, u takon të dyja palëve të vendosin se me cilën cështje të fillojë dialogu”, citon gazeta një burim diplomatik.

Burimet janë shprehur se emrat e pjesëtarëve të tjerë të delegacioneve nuk janë përcaktuar, por kanë sugjeruar që delegacionet të mos jenë të gjera, në mënyrë që takimi i parë të rezultojë efikas.

Top Channel