21 ditë përjashtim për Taulant Ballën
04/03/2011 17:25
Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin për 21 ditë të deputetit të PS-së, Taulant Balla.
Gjatë seancës së djeshme ai akuzoi pushtetarët e lartë në vend për mosdeklarim të pasurisë.
Byroja e Kuvendit fali dy deputetët e tjerë Erion Braçe dhe Sajmir Tahiri, të cilët u paralajmëruan për thyerje të rregullores, nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Top Channel