Ambasada amerikane në Prishtinë ka siguruar autoritetet e Kosovës se ngjarja e djeshme në Frankfurt, ku një i ri kosovar vrau dy ushtarë amerikanë, nuk do të cënojë raportet mes dy vendeve.

“Akti i një individi nuk ndikon në miqësinë e thellë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në një njoftim të ambasadës.

Ndërkohë, presidenti i ri i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit amerikan Barack Obama.

Ndërsa kryetari i parlamentit Jakup krasniqi, është shprehur se i gjithë populli i Kosovës dënon vrasjen e dy ushtarëve.

Gjatë paradites së sotme, banorë të shumtë të qytetit të Pejës kanë ndezur në sheshin kryesor të tij qirinj në nder të ushtarëve të vrarë.

Top Channel