Ndërkohë që Prishtina është gdhire e shokuar nga vrasja e dy ushtarëve amerikanë, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin kosovar.

Një fëmijë 5 vjec është rrëmbyer në orën 7:30 të mengjesit nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë në një banesë në lagjen Kodra e Diellit dhe ia kanë marrë me forcë fëmijën të ëmës.

Kjo e fundit ka marrë plagë të rënda, pasi grabitësit e kanë goditur me mjete të forta në kokë.

Ndërkohë, agjentët e Policisë së Kosovës kanë nisur hetimet për identifikimin e grabitësve, por deri tani motivet e rrëmbimit nuk bëhen publike.

“Për momentin nuk mund të bëjmë asnjë gjë publike për shkak të hetimeve. Momentalisht nuk mund të bëjmë asnjë gjë publike për shkak të hetimeve. Kemi angazhuar planet operative dhe informata është shpërndarë në të gjithë policinë, në funksion të zbardhjes sa më të shpejtë të ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe sektori shëndetësor kosovar, pjesë e të cilit është edhe nëna e fëmijës së rrëmbyer, e cila ka deklaruar se, dhuna është e papranueshme kur ndodh tek punonjësit shëndetësorë që kujdesen për popullatën.

Top Channel