5-vjecari që u rrëmbye mëngjesin e sotëm nga banesa e tij në Prishtinë është gjetur shëndoshë e mirë dhe është kthyer tek prinderit e tij.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës disa orë pas rrëmbimit.

I mituri ishte lënë i vetëm në lagjen “Dardania” dhe u kishte kërkuar dy personave që ta ndihmonin për të vajtur në shtëpi.

Ata lajmëruan policinë, e cila e ktheu vogëlushin tek prindërit, të dy kirurgë. Por motivet e rrëmbimit mbeten të paqarta dhe policia nuk jep detaje për shkak të rëndësisë së hetimeve.

Gjatë vitit 2010 në Kosovë kanë ndodhur 11 raste të rrëmbimit të personave të moshave të ndryshme, por të një fëmije nuk ka pasur.

Top Channel